Nga: ZONJA VJOLLCA

600 gr mish
50 gr pançetë
2 kokrra qepë
3 thelpinj hudhër
3-4 presh
1 spec i kuq
1 gotë birrë e zezë
50 gr salcë Star
Vaj ulliri Olitalia
Kripë, piper i zi, trumzë

Fillimisht vendosim në një tenxhere pançetën dhe e lemë derisa ajo të bëhet krokante, më pas shtojmë mishin dhe e lemë derisa të zverdhet pak. Largojmë mshin nga tenxherja, shtojmë në tenxhere pak vaj ulliri Olitalia dhe kaurdisim qepën derisa të bëhet transparente, shtojmë më pas hudhrën dhe specin e kuq. I kaurdisim së bashku për pak minuta dhe më pas shtojmë mishin dhe preshin. Sapo të marrin pak nxehtësi e shuajmë gatimin me 1 gotë birrë. I lemë të gjithë përbërësit të marrin valë për 5-6 minuta dhe më pas shtojmë salcën e domates Star, kripë, piper të zi dhe trumzë. Shtojmë në fund 1 gotë ujë pak nga pak, vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë nën mesatare për 50-60 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb