Megjithëse nuk është në opsionet e ushqimeve të preferuara te shumica, preshi duhet të ketë një vend të rëndësishëm në kuzhinën dhe në dietën tonë të përditshme. Përbëhet nga 90% ujë dhe është një element i rëndësishëm i një diete të shëndetshme, pasi përmban ushqyes të vlefshëm, antioksidues të rëndësishëm, flavonoidë, minerale dhe vitamina dhe ka pak kalori.

Studimet laboratorike kanë treguar se allynin që përmban redukton nivelin e kolesterolit dhe ka aktivitet antibakterial, antiviral dhe antifungal, shkruan “shëndeti”.

Gjithashtu, allynin zvogëlon ngurtësinë e enëve të gjakut, duke zvogëluar presionin e gjakut, penguar formimin e thrombave dhe ndihmuar në reduktimin e rrezikut të sëmundjes së arteries koronare.

Falë përmbajtjes së hekurit,mund të ndihmojë në luftën kundër anemisë. Është një burim i pasur i vitaminave dhe mineraleve që janë esenciale për shëndetin tone pasi përmban disa vitamina vitale të tilla si pyridoksine, acid folik, niacin, riboflavin dhe thiamine.

Është gjithashtu burim i mirë i vitaminës A dhe antioksidues të tjerë si karotenoidet, xanthine dhe lutein, vitamina të tjera esenciale, të tilla si C, K dhe E.

Vitamina C ndihmon trupin e njeriut të zhvillojë rezistencë kundër agjentëve infektive dhe shkatërron radikalet e lira të dëmshme. Ka sasi të vogla të metaleve si kaliumi, hekuri, kalciumi, magnezi, mangani, zinku dhe seleniumi.

Konsumi i tij është shoqëruar me zvogëlimin e rrezikut të llojeve të ndryshme të kancerit, kryesisht të zorrës së trashë dhe të prostatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: