Ish-deputeti Eduart Ndocaj është kundër kandidimit të Bashkim Finos për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit që do të zgjidhet më 7 shkurt. Ndocaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale rendit arsyet se përse Fino nuk duhet ta fitojë këtë garë si dhe u bën thirrje shqiptarëve ta shpëtojnë futbollin nga kthetrat mafioze.

Statusi i Eduart Ndocaj

ndoc
‘Futbolli jashtë politikes mafioz’

Gogeldushkja Fino vitin e kaluar i shpëtoi vdekjes duke u kuruar ne klinika të shtrenjta europiane me parat e buxhetit shtetëror, por shqiptarët nuk do e harrojnë kurrë Kristi Mazen, engjëllin 10-vjecar pogradecar i cili u largua nga kjo jete sepse qeveria e kryekriministrit Rama nuk u kujdes për t’i shpëtuar jetën. Tani i rilinduri i Ramës kërkon t’i shërbej këtij të fundit edhe në biznesin fitimprurës të futbollit. Gogeldushkja, si injorant i fushës politike ka oreks të bëhet president i FSHF. Ky post do i jepte mundësi për t’i shërbyer fëmijëve të Kristaq Ramës në lloto sporte ku Olsi do t’i siguronte vëllait Edvin fitime të majmura në baste ndeshjesh. Pushteti ekonomik i futbollit do pasuronte të njëjtit persona që po grabisin shqiptaret prej vitesh. Skuadra e Partizanit e drejtuar nga Olsi Rama do kthehet në një ministri me shumë për hajdutet e parave të shqiptarëve. Gogeldushkja Fino nuk duhet lejuar të rrotullohet si president i ardhshëm i futbollit shqiptar. Nisur nga këto pakënaqësi që provokon kandidimi politiko mafioz i Finos , unë Eduart Ndocaj mbështes kandidaturën e z. Armondo Duka. Sukseset e paimagjinueshme të futbollit shqiptar nën drejtimin e z Duka më japin shpresë e më nxisin t’i ftoj shqiptarët ta shpëtojmë futbollin nga kthetrat mafioze qeveritare. Gogeldushkja nuk meriton të jetë edhe roje e kalasë së Gjirokastrës.
E N Tirane 2018

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb