Real Madrid është shumë pranë kualifikimit në gjysmëfinale të “Champions League” pasi në ndeshjen e parë çerekfinale ka mundur në Itali Juventusin me rezultatin e thellë 0-3.

Në një intervistë për “Gazzeta dello Sport”, presidenti i ‘galaktikëve’, Fiorentino Perez, ka deklaruar se pret që në gjysmëfinalet e “Champions League” të ndeshet me Bayern Munchen.

Kur u pyet për një finale të mundshme Barça-Real, Perez tha: “E rëndësishme është që të shkojmë në finale. Mund të ndodhë që të ndeshemi me Barcelonën, pasi mendoj se në gjysmëfinale do të na bjerë Bayern Munchen sepse kështu na ka rënë gjithmonë. Por, të eliminojmë Juven fillimisht”.

Në intervistë, Perez pati vetëm fjalë të mira për Ronaldon.

“Është trashëgimtari i Di Stefanos dhe te ai pasqyrohen vlerat e Realit. Është golashënuesi ynë më i mirë në histori dhe përfaqëson talentin, punën, sakrificën, profesionalizmin dhe ambicien. Cristiano është sot simboli i Realit”, deklaroi Perez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb