Juventus finalizoi të martën transferimin e shekullit pasi mori nga Real Madrid Cristiano Ronaldo-n për shifrën e 112 mln eurove. Një blerje që ka bërë më krahë tifozët e ‘zonjës së vjetër’, të cilët së fundmi janë mërzitur nga fjalët e presidentit të Napolit, De Laurentiis, që ka deklaruar se agjenti i futbollistit ia kishte ofruar atyre portugezin.

“Më telefonoi Mendes dhe më ofroi mundësinë për të blerë Ronaldon, Natyrisht që edhe ne bëmë ofertën tonë, por duke synuar që ta paguanim futbollistin me përqindje nga të ardhurat që do të gjeneronte. Juvja investoi vetë rreth 350 milionë euro në këtë operacion, shifër që ne nuk mund ta shpenzonim, pasi rrezikonim falimentin”, deklaroi De Laurentis, presidenti i Napolit.

Fjalë këto që me siguri nuk janë thënë për të shkaktuar polemika pasi dihet lidhja që Ronaldo ka me trajnerin e Napolit, Carlo Anchelotti-n.

DhdBuIuUwAAEjKA

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb