ZIMBABVE– Presidenti i Zimbabve, Robert Mugabe, ka dhënë dorëheqjen. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Parlamentit të vendit afrikan, i cili deklaroi se kishte marrë një letër nga udhëheqësi 93-vjeçar.

Në letër Mugabe thotë se ka vendosur të lërë postin dhe këtë e ka bërë vullnetarisht. Letra u paraqit në Parlament nga kreu i tij Jacob Mudenda.Lajmërimi i dorëheqjes së Mugabes vjen plotësisht papritur dhe pikërisht kur deputetët në Parlamentin e Zimbabves kishin nisur diskutimet e ashpra për mocionin e hetimit të tij.

Mugabe refuzoi që të dorëhiqej ditët e shkuara pavarësisht se ushtria mori kontrollin e vendit dhe me mijëra njerëz në rrugë kërkonin largimin e tij shkruan Tg.com.
Fundi i Mugabes erdhi kur ai shkarkoi zëvendësin e tij duke i hapur rrugën drejt pushtetit bashkëshortes Grace Mugabe, por askush në Zimbabve nuk pranoi trashëgimin e shtetit.

Ekspertët thonin se Mugabe e ka pasur të qartë fundit e tij që prej fillimit të krizës, por vonoi dorëheqjen në përpjekje për të marrë sa më shumë garanci për veten dhe familjen e tij.

Se sa i ka arritur kjo mbetet për t’u parë Në VAZHDIM. Robert Mugabe drejton Zimbabven që prej 1980-ës, periudhë kur vendi mori Pavarësinë nga Britania dhe krizë politike apo jo, shumë banorë të vendit mendojnë se kishte ardhur koha që ai të largohej.

Ndërkohë nëpër rrugët e kryeqytetit, Harare ka nisur festa pas dorëheqjes së presidentit. Qyeteti u mbush me ngjyra të ndryshme dhe njerëz të gëzuar që këndonin e festonin largimin e Mugabe.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: