TIRANE– Me rastin e 20 vjetorit të emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu ka pasur të ftuar presidentin e vendit, Ilir Meta. Ai ka folur për jetën e tij si dhe karrierën politike. Presidenti tha se para viteve 1990 ka pasur ëndërr të bëhej pedagog në fakultetin e Ekonomisë.

“Unë kam pasur ëndërr të bëhesha pedagog në fakultetin e Ekonomisë dhe kjo ishte maksimumi për të ëndërruar në fund të viteve 1980”- tha Meta.

Ndër të tjera Presidenti i vendit u shpreh se në vitet 1990 ka dashur të largohet jashtë Shqipërisë.

“Një shoku im kishte hyrë në ambasadën gjermane dhe unë doja të largohesha bashkë me të. Por kjo nuk ndodhi dhe unë mbeta këtu”- tha Meta.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: