Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic, ka thënë se ratifikimi i demarkacionit nga ana e Kosovës është në interesin e palës kosovare.

Siç ka bërë të ditur ai, demarkacioni është i rëndësishëm pasi nga kjo varet edhe liberalizimii i vizave për Kosovën.

“Ne kemi mirëkuptim dhe po e presim me durim që Kosova të vendosë për ratifikimin e demarkacionit. Ky është interes i qytetarëve të Kosovës, pasi liberalizimi i vizave varet nga demkarkacioni. Ne do ta presim vendimin e Kuvendit”, ka thënë Vujanovic.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb