Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në ditën ndërkombëtare të Tokës, ka bërë apel për mbrojtjen e natyrës.

Në një status në Facebook, Meta shkruan se duhet të kontribuojmë gjithnjë që ta pasurojmë mjedisin.

Statusin e tij, kreu i Shtetit, e ka shoqëruar me një foto ku ndodhet me vajzën e tij Erën në malin e Dajtit.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, dua të bëj një apel për një kujdes më të madh dhe vëmendje më të shtuar nga të gjithë, për mbrojtjen e natyrës së mrekullueshme që kemi, biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të vendit tonë. Duhet të kontribuojmë gjithnjë, që ta pasurojmë mjedisin dhe ekosistemin dhe ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar! Bashkë me Erën nga mali i Dajtit: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!,” shkruan Meta.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: