SHKUP– Presidenti i Republikës, Ilir Meta nis sot një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë. Zyra për shtyp e Presidentit bën me dije se gjatë kësaj vizite, Kreu i Shtetit shqiptar do të pritet në takim të veçantë nga homologu i tij, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Pjese e axhendës do të jenë edhe takime me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, si dhe me liderët e partive parlamentare në Maqedoni.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës do të vizitojë edhe Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: