Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar për aktin e sotëm ne Las Vegas, duket thënë se është i tronditur nga ky akt barbar.

“Sulmi barbar i sotëm në Las Vegas më tronditi thellësisht! Në këto momente te vështira për popullin mik amerikan ndaj dhimbjen dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave e të gjithë te lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë. Dënoj me forcë ketë akt barbar e shpreh solidaritet e mbështetje për popullin mik e autoritetet amerikan në përballje me akte që synojnë të trembin dhe te mbjellin frike e terror ne mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike,” skhruhet në njoftimin e Presidencës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vuajnë vrasjen masive më të madhe në histori pasi të paktën 50 vetë u vranë dhe më shumë se 406 u plagosën në një koncert të muzikës country në Las Vegas të dielën në mbrëmje.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: