TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar sot në konferencën e përbashkët me homologun nga Mali i Zi, Filip Vujanoviç edhe arsyet pse nuk ka dekretuar ende kreun e ri të SHISH, të propozuar nga kryeministri Edi Rama, Helidon Bendon.

Kujtojmë se posti ka mbetur vakant që kur Visho Ajazi dha dorëheqjen, ndërsa sot Presidenti i vendit Ilir Meta u shpreh se kjo është një vendimmarrje e rëndësishme e cila duhet të sigurojë një institucion kaq të rëndësishëm sa SHISH.

Duhet të kemi në konsideratë që një vendimarrje e tillë është e rëndësishme. Presidenti duhet të jetë i bindur që një vendimmarrje përfundimtare siguron një institucion kaq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare”, u shpreh ai.

Propozimi i kryeministrit vijon të qendrojë në zyrën e Presidentit, në pritje të një firme.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb