Presidenti Obama uroi myslimanët në SHBA dhe në botë me rastin e Kurban-Bajramit. Ai tha se kjo festë e veçantë nderon sakrificën, vendosmërinë dhe angazhimin e Zotit, të demonstruar nga Abrahami dhe shënon përfundimin e haxhillëkut ku marrin pjesë çdo vit miliona myslimanë nga çdo cep i botës që vizitojnë Mekën si dëshmi e besimit të tyre.

“Kurban Bajrami, – tha në deklaratën e tij Presidenti Obama, – tregon gjithashtu se besimi mund të kapërcejë çdo mosmarrëveshje dhe çdo ndarje dhe të na bashkojë nën flamujt e vëllazërisë dhe dashurisë.”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: