Populli iranian nuk do të heqë dorë para presionit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha dje presidenti iranian, Hasan Rohani në një kohë kur vendi po përballet me një rikthim të sanksioneve ekonomike nga Uashingtoni.

“Populli iranianë kurrë nuk do të dorëzohet para komploteve dhe presionit të qeverisë amerikane”, tha Rohani, raportojnë mediat iraniane.

Më heret edhe Gjenerali i trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Mohammad Ali Jafari, ka kundërshtuar një kërkesë të aktivistëve iranianë për të nisur bisedime me Shtetet e Bashkuara, për të zgjidhur dallimet afatgjata, duke thënë se ata janë të “njëanshëm me SHBA-në, armikun e popullit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb