SERBI-Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se organet kompetente serbe konfirmuan dhe vërtetuan se kundër Serbisë është bërë veprimtari kundërzbulimi dhe se për këtë arsye është tërhequr personeli nga Ambasada serbe në Maqedoni.

“Organet tona kompetente konfirmuan dhe parashtruan argumente për veprimtari kundërzbulimi kundër institucioneve të Serbisë”, deklaroi Vuçiçi para gazetarëve.

Ai rekomandoi se megjithatë Serbia do të vazhdojë që të ruajë marrëdhënie miqësore me Maqedoninë.

“Për shtatë deri dhjetë ditë gjërat do të jenë më të qarta”, theksoi Vuçiç.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb