Në diskutimin e parë për këtë vit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic në fjalimin e tij ka përmendur themelimin e ushtrisë së Kosovës. Sipas presidentit serb themelimi i kësaj ushtrie do të destabilizonte rajonin.

Nikolic, ka folur dhe për ndalimin e trenit serb nga ana e autoriteteve kosovare. Sipas tij, pala kosovare ka bërë shkelje të lirisë së lëvizjes në rastin e ndalimit të trenit, ndërsa u shpreh se pala kosovare nuk po i respekton marrëveshjet e arritura në bisedimet e Brukselit.

“Ne e përshëndesim vazhdimin e dialogut. Ne jemi për vazhdojini e dialogut dhe jo për mbështetjen e dhunës dhe kërcënimit. Çfarëdo ndrysim dot ë ishte kërcënim i rezultues 1244. Serbia ka bërë propozimet e veta gjatë dialogut, ato kanë qenë realiste. Por një gjë e tillë nuk është bërë nga pala tjetër e cila ka dështuar së zbatuari marrëveshjet. Serbia është e përkushtuar drejt arritjes së paqes. Ndalimi i trenit nga pala kosovare është shkelje dhe paraqet shkelje të lirisë së lëvizjes”-ka thënë presidenti serb Nikolic.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: