SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë sonte se njëherë ka nxjerrë jashtë nga një takim Edita Tahirin, ministren e Kosovës për Dialog.

I pyetur për deklaratën e Edita Tahirit se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës, Vuçiç ka thënë se nuk mund t’i komentojë deklaratat e saj, sepse sipas tij komentimi humb çdo kuptim.

“Një herë gjatë një takimi në Bruksel asaj i kam thënë të dalë jashtë dhe ajo është detyruar të dalë, sepse nuk kam dashur ta vazhdoj bisedën”, ka thënë Vuçiç, njofton media serbe FoNet.
edita-bruksel-780x439
Nderkohë ministrja për Dialog Edita Tahiri, tha se kjo deklaratë nuk është aspak e vërtetë dhe se Serbia është e njohur për politikën e rrenave.

“Serbia është e njohur që e ka politikën e rrenave, jo veç tash. Këta janë të njohur që rrenën e kanë politikë edhe bile e kanë edhe doktrinën politike që ua kanë dhënë frymëzuesit e nacionalizimit serb, rrena është politika e Serbisë”, tha ajo.

Tahiri u shpreh se Serbia jo vetëm që duhet të kërkojë falje, por duhet edhe ta njohë pavarësinë e Kosovës.
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: