BEOGRAD- Ndërkohë që Kosova vijon kremtimet për 10-vjetorin e Pavarësisë, ka ardhur një mesazh i rëndësishëm nga Presideti i Serbisë. Sipas mediave kosovare, gjatë bisedës me studentë serbë nga Kosova, ai është shorehur se “kompromisi me shqiptarët është me interes jetik për Serbinë dhe popullin serb”.

“Por duhet të kemi parasysh që flitet për kompromis e jo zmbrapsje”, theksoi ai, duke nënvizuar se pozita e Serbisë është tejet e vështirë.

“Në arenën politike, ne po përballemi me vështirësitë e një beteje kundër fuqive të mëdha. Ne nuk luftojmë kundër Prishtinës dhe përfaqësuesve të tyre politikë. Por, kundër nesh lufton Prishtina, Uashingtoni dhe Londra”, ka thënë Presidenti serb.

Sipas Vuçiçit, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe aleatët e tyre po ushtrojnë presion të drejtpërdrejtë mbi vendet që të mos e tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës, dhe nga ana tjetër po i kërkojnë njohjen e Kosovës atyre vendeve që ende nuk e kanë hedhur këtë hap.

Sipas mediave kosovare, gjatë këtij takimi Vuçiç tha se serbët duhet ta kuptojnë rëndësinë e arritjes së kompromisit me shqiptarët, pasi në të kundërt do humbasin të gjithë, pasi sipas Vuçiç “Serbia vështirë se do të jetë më në Kosovë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: