PRISHTINE- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar sot me rastin e 81-vjetorit të lindjes së tij, Adem Demaçin, ndërsa e ka cilësuar atë simbol të rezistencës kombëtare.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Thaçi thekson se Demaçi është ikona e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

MESAZHI I THAÇIT
Simboli i rezistencës sonë kombëtare, baca Adem, sot mbush 81 vjet. Një jetë të tërë ishte ikonë e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndonëse në moshë të shtyrë, ai ende vazhdon të jetë i pathyer dhe shembull si qytetar, si shkrimtar dhe si intelektual. I dëshiroj jetë të gjatë bacës Adem! HTH
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: