PRISHTINE-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 19-vjetorin e rënies së heroit të Kosovës, Luan Haradinaj.

Në një publikim në Facebook, presidenti ka shkruar se, sot kur ne krenohemi me sukseset e Kosovës, nuk kemi se si të mos i kujtojmë edhe ata që dhanë jetën për Kosovën.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Këto ditë, derisa po krenohemi me sukseset e Kosovës, nuk kemi se si të mos i kujtojmë ata që dhanë jetën për shtetin tonë.
Sot u bënë 19 vjet nga rënia e heroit të Kosovës, Luan Haradinaj, për të cilin ruaj kujtime të veçanta.
Vepra e Luanit vazhdon të jetë udhërrëfyes për shtetndërtimin dhe integrimin e Kosovës në BE dhe NATO.
Të punojmë të gjithë së bashku që t’ia rrisim vlerën shtetit tonë!”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: