KOSOVE-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka mandatuar Ramush Haradinajn nga koalicioni PAN për formimin e Qeverisë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti Thaçi përmes një postimi në ‘Facebook’. Mandatimi i Ramush Haradinajt vjen pas marrëveshjes mes koalicionit PAN dhe partisë AKR të Behgjet Pacollit.

Postimi i plotë:
Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë.
Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: