Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Rusia është duke kundërshtuar në mënyrë agresive shtetësinë e Kosovës, si në rastin e Surinamit dhe se integrimi i shpejtë i rajonit në NATO dhe BE është mënyra më e mirë për të ndaluar depërtimin e ideologjive antiperëndimore në Ballkanin Perëndimor.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me ministren e Jashtme të Kanadasë në Otava, Chrystia Freeland, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin bilateral, por edhe në skenën ndërkombëtare.

Thaçi u shpreh i kënaqur që vizitën po e realizon në kohën kur Kanadaja po shënon 150-vjetorin e themelimit të konfederatës dhe se kishte mundësinë që të jepte vlerësimin për angazhimin e Kanadasë për paqe në botë.

Presidenti u shpreh se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen që Kanada i ka dhënë me dekada dhe shtoi se kjo miqësi është themel i bashkëpunimit që duhet të thellohet edhe më shumë, veçanërisht në ekonomi dhe në siguri. Duke folur për të arriturat e Kosovës.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova tani më është konsoliduar brenda dhe po punon për të përmbyllur konsolidimin e shtetit edhe në skenën ndërkombëtare.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është e përcaktuar për anëtarësim në NATO dhe në BE dhe shtoi se integrimi i shpejtë i rajonit në NATO dhe BE është mënyra më e mirë për të ndaluar depërtimin e ideologjive antiperëndimore në Ballkanin Perëndimor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: