PRISHTINE- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një video-mesazhi, ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri 2018.

Thaçi thotë se viti 2017 nuk ishte i lehtë, por ia dolëm që të mbajmë me sukses dy palë zgjedhje, të bëjmë hapa tjerë vendimtarë duke shtrirë sovranitetin tonë në çdo anë të Kosovës.

“Jemi kampionë rajonalë në luftimin e terrorizmit”, tha Thaçi.

Ai përmendi edhe nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.

Thaçi thotë se viti 2018 do të jetë vit i liberalizimit të vizave dhe i shndërrimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.

“Vitin tjetër shënojmë 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ky jubile duhet të shërbejë si motiv shtesë për të shënuar progres të mëtejmë. Kjo në masë të theksuar do të varet nga përkushtimi ynë për arritjen e një marrëveshjeje për normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë. Duhet që pa humbur kohë të ratifikojmë marrëveshjen ndërkufitare me Malin e Zi për t’i dhënë fund izolimit dhe për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave. Do të përfundojmë transformimin FSK-në dhe do të formojmë forcat tona të armatosura”, ka thënë Thaçi në mesazhin e tij për Vitin e Ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: