Presidenti Trump shkoi përsëri të shtunën për të vizituar zonat e përmbytura të Teksasit, një ditë pasi i kërkoi Kongresit rreth 8 miliardë dollarë për përpjekjet e shpëtimit dhe të rimëkëmbjes. Ai shoqërohet gjatë vizitës nga Zonja e Parë, Melania.
C8E31ACD-5171-4500-B611-FE6F8A57E0DB_w650_r1_s

Presidenti u takua me Guvernatorin e Teksasit dhe me Drejtorin e FEMA-s, kur arriti në Ellington Field, për t’u takuar me banorët dhe me vullnetarët, të cilët janë duke ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit pas Uraganit Harvey në Hjuston.

Presidenti Trump falenderoi punonjësit e ndihmave për punën e palodhur pas stuhisë, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur.
BEB6961B-2F22-48DC-8303-C390FC069F6A_w650_r1_s

Pas Hjustonit, Presidenti Trump shkon në Lake Charles të Louisianës, për të parë dëmet e shkaktuara edhe atje nga Uragani Harvey.

Presidenti po takohet në këtë udhëtim me banorë dhe vullnetarë, gjë që nuk e bëri gjatë vizitës së tij në rajon të martën. Kjo shkaktoi kritika ndaj tij, për mosshprehje të dhembshurisë, ndaj njerëzve ndjenja që zakonisht shprehen në situata krize.

Presidenti Trump i dërgoi një letër Kongresit të premten, duke kërkuar rreth 8 miliardë dollarë ndihma për përpjekjet e ndihmave dhe rimëkëmbjes në Teksas dhe Luiziana.
B45DED6F-2110-40A5-A060-E8C95DDD8658_w650_r1_s

Kërkesa, e konsideruar vetëm një paketë e ndihmës së parë nga uragani Harvey, përfshin 7.4 miliardë dollarë për fondin e ndihmës për raste fatkeqësish të Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) dhe 450 milionë dollarë për për pronarët e bizneseve të vogla të dëmtuara.

Presidenti Trump gjithashtu nënshkroi një urdhër ekzekutiv që e përcaktoi të dielën si një “Ditë Lutjeje” për viktimat e stuhisë Harvey.

Stuhia ka zhvendosur më shumë se 1 milion njerëz dhe ka marrë jetën e të paktën 39 të tjerëve. Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, uragani shkatërroi 100 mijë shtëpi./voa/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: