Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të një gjesti gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij ukrainas, Petro Poroshenko.

Erdogan është filmuar nga kamerat teksa shfaqet i përgjumur, ndërsa Poroshenko është duke folur.

Në videon e filmuar në Kiev, shihet se si Erdogan bën të pamundurën që të mbajë sytë hapur, teksa veprimi i tij është vërejtur edhe nga presidenti i Ukrainës që herë pas herë i hedh vështrimin homologut të tij.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: