TIRANË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të Presidentit Bujar Nishani.

Sipas axhendës së bërë publike nga zyra e Kreut të Shtetit, mësohet se në orën 10:00 Jahjaga do të pritet në një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje në Presidencë. Më pas do të ketë një takim kokë më kokë me Presidentin Nishani, ndërsa në orën 10:30 do të jetë takimi midis dy delegacioneve.

Ndërkaq në orën 11:20 është planifikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp. Më pas Presidentja e Kosovës do të lërë Presidencën për të takuar rreth orës 12:30 kryeministrin Edi Rama, ndërsa gjatë pasdites në orën 15:30, Jahjaga do të mbajë një fjalim në Kuvend.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: