Herën e fundit që dikush ka fjetur në vilën e diktatorit Hoxha në Tiranë, në Bllok, ka qenë Presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova. Sonte shtrati është shtruar për Presidenten Jahjaga.

Gazeta Express, përmes burimeve të saja në Tiranë ka mësuar se Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sonte do ta kalojë natën në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha, në Bllok.

Janë shumë të rralla rastet kur ajo shtëpi hapët për të pritur mysafirë. Së fundmi atje kishte fjetur Presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova. Ky i fundit këtë shtëpi e ka pasur stacionin kryesor të tij, sa herë ka lëvizur përmes Tiranës.

Tash, Tirana zyrtare ka vendosur që edhe Presidenten Jahjaga ta nderojë me një vilë historike, që ka shumë domethënie.

Siç edhe mund ta shihni nga kjo foto që ka siguruar Express tashmë për të janë ndezur dritat. Ajo çfarë ka mbetur edhe më tutje enigmë është nëse Jahjaga do të zgjedh shtratin e Rugovës, apo atë të ish-diktatorit Hoxha, brenda kësaj vile.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb