SHBA – Donald Trump ka vendosur të bëjë publike 2 800 dokumentet mbi vrasjen e John Kennedy, por jo të gjitha dosjet e fshehta do të hapen për publikun, duke ushqyer kështu në vazhdim teoritë konspirative që nuk reshtin prej vitesh.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë u dorëzua përpara presioneve të CIA-s dhe FBI-së, që argumentojnë se për arsye të sigurisë kombëtare, disa prej të dhënave duhet të mbeten sekrete. Bëhet fjalë për rreth 500 dokumenta, shqyrtimi i të cilave, sipas Trump, do të kërkojë edhe të paktën 6 muaj kohë raporton Daily Mail.

Kennedy 1

Për këto dokumente ka qenë vet presidenti Trump që shpjegoi shtyrjen e publikimit të tyre. “Opinioni publik amerikan është duke pritur dhe meriton që qeveria e e saj më në fund t’i informojë plotësisht në të gjitha aspektet për këtë ngjarje të rëndësishme”- tha ai.

45B8701B00000578-0-image-a-4_1509069881633

45B8702600000578-0-image-a-3_1509069872890

Ai deklaroi se nuk kishte pasur zgjedhje tjetër, përveçse të pranonte propozimet e departamenteve edhe agjensisë të administratës së tij, në vend që të lejojë t’i kryhet një dëm i pakthyeshëm sigurisë kombëtare.

“Por nuk kam zgjidhje tjetër vec të pranoj mospublikimin e të gjitha dokumenteve, e propozuar kjo nga departamentet dhe agjencitë e administrates në vend, për të mos shkaktuar dëme të pariparueshme që prekin sigurinë tonë”- përfundoi Trump.

45B86FEF00000578-0-image-a-5_1509069924362

45B86FE700000578-0-image-a-2_1509069455197

Vendimi për shtyrjen e publikimit të tyre me 6 muaj ka shkaktuar polemika. Çfarë fshihet në këto 500 faqe të mbyllura? Ndërkohë historianë, gazetarë e të apasionuar pas kësaj ngjarjeje shpresojnë të gjejnë tek dokumentet e publikuara ndonjë detaj më shumë mbi vrasjen e presidentiti amerikan. Presidenti amerikan John Kenedy u vra më 22 nëntor të vitit 1963 në Teksas në një incident që trondit botën.

45B86FF300000578-0-image-a-6_1509069935890

45B8CCA700000578-5022737-The_document_showing_the_KGB_operative_who_was_with_the_assassin-a-1_1509088385143

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb