TIRANE- Pas pretencës së dhënë sot nga Prokuroria e Tiranës për 8 studentet e “Lëvizjes për Universitetin” lidhur me ngjarjen e ndodhur më 2 nëntor 2015, kur ata goditën me vezë kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar nga gjykata dënimin me 60 orë punë në interes publik për secilin student, ka reaguar një prej këtyre të rinjve.

Klodi Hoxha, njëra prej studenteve që akuzohet për ngjarjen në fjalë ka komentuar në profilin e saj në ‘Facebook’, ndërsa ironizon vendimin për punën vullnetare, i barazvlefshëm me dënimin. “60 orë pune vullnetare për publikun” është dënimi që na ka akorduar Prokuroria sot në gjykatë. Epo, puna vullnetare dhe më madhe për publikun është bërë tashmë, gjuajtja e Ramës me vezë.”, shkruan vajza në faqen e saj në ‘FB’.
Komenti
NGJARJA
Me pretendimin se ligji për “Arsimin e Lartë” prekte xhepat e tyre, në 2 nëntor 2015 studentët kanë goditur me vezë në drejtim të makinës së kryeministrit Rama, në momentin kur ai po dilte nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë ku mbajti një aktivitet me biznesin e vogël.
Pas ngjarjes, 8 studentët u shoqëruan në polici dhe u lanë të lirë disa orë më pas, por nga studentët pati pretendime për përdorim dhune ndaj tyre nga punonjësit e Gardës së Republikës. Lidhur me këtë veprim, u vendos që studentët të ndiqeshin penalisht në gjendje të lirë për kundërshtim të forcave të rendit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb