TIRANE- Është prezantuar ditën e sotme drejtori i ri i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Enkel Joti do të zëvendësojë në këtë detyrë, Ogerta Manastirliun, e cila me ndryshmet më të fundit në Qeveri, u emërua ministre e Shëndetësisë.

Ka qenë vetë ish-drejtoresha Manastirliu ajo që ka prezantuar drejtorin e ri, duke u ndalur tek aftësitë e tij profesionale dhe menaxhuese.

“Kemi besim në aftësitë menaxhuese të Enkel Jotit”, tha Manastirliu. Enkel Joti ka studiuar për ekonomi. Më herët Joti ka qenë ish-administratori i Top Channel.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: