XOLO prezantoi sot një telefon të ri inteligjent, i quajtur XOLO Black, i cili do të shitet nga dyqani në internet Flipkart për vetëm 205 dollarë. Ai është vetëm 7.3 mm i hollë dhe është i pajisur me xhamin mbrojtës Corning Gorilla Glass 3 si në anën ballore ashtu edhe të pasme.

Telefoni ka një kamerë të dyfishtë në anën e pasme, ku kombinohet sensori 13 megapikselë me sensorin 2 megapikselë, ngjashëm me telefonat HTC One. Veçoria UbiFocus ju lejon të ndryshoni fokusimin pasi të shkrepni foton, ndërsa veçoria OptiZoom rrit cilësinë e zmadhimit digjital. Telefoni ka gjithashtu edhe aplikacionin Photo Studio të Adobe-it, citon krokodili.

Veçori të tjera të tij janë edhe ekrani 5.5 inç me rezolucion 1080 pikselë IPS, procesori Qualcomm Snapdragon 615, 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme me kartën microSD, USB OTG, dy vende për karta Sim me lidhjen LTE, kamerë ballore 5 megapikselë, bateri me kapacitet 3200mAh. Telefoni operon me sistemin Android 5.0 Lollipop me ndërfaqen HIVE UI.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: