Prej ditësh në rrjetet sociale vëshojnë fotot e ftesës së dasmës së reperit të njohur Geoar Selimi me prezantuesen aq të dashur për publikun, Marina Vjollca.

E ndërsa janë VIP-at ata që shpejtojnë të postojnë ftesën e tyre të dedikuar dhe të urojnë çiftin për idenë gjeniale, duket se shumëkujt i ka shpëtuar një detaj, ose edhe nëse e kanë vënë re, askush nuk ka guxuar ta vërë në pah.
Ornela
Por e këtij mendimi duket se nuk është këngëtarja dhe prezantuesja Ornela Bregu, e cila zgjedh të urojë çiftin dhe t’ju kujtoje se do kishte dashur që emri i Marinës të qëndronte para atij të Getoarit në ftesë.

“Të trashëgohen! Urimet më të mira nga unë!”, shkruan Bregu në komentin e saj, “P.S: Do të më pëlqente të ishte emri i Marinës përpara.” Ky mendim gjeti mbështetje nga shumë komentues tjerë.

Kujtojmë se ftesat e dasmës luksoze që pritet të zhvillohet më 10 shtator tek Gjiri i Lalzit janë të personalizuara me petale të ndryshme brenda kutisë së qelqit për secilin të ftuar, ndërsa me gërma të arta janë të gdhendura informacionet për dasmën.

foto 4

foto 3

foto 2

foto 1
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb