E ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, prezantuesja Balina Bodinaku, foli për shpirtin e lartë të garës që Kroacia shfaqi sot në finale të Botërorit kundër Francës.

Kroacia luftonte edhe pse rezultati ishte 4-2. Luanin me zemër në një kohë kur ishte minuta e 85 …

“Ishte shumë e dukshme. Edhe po mos të bëje tifozllik për Kroacinë në këtë Botëror ajo ta merrte zemrën. Kjo ishte ndeshje taktikash, pasi të dyja ekipet kishin strategjish e tyre.

Franca nuk ka bërë asnjëherë spektakël, përjashto Argjentinën. Ata kanë bërë një bllok në mesfushë, kanë luajtur në 30 metra dhe kanë sulmuar me Mbappe.

Franca ka qenë gjatë gjithë kampionatit Botëror ekipi më efikas. Kundër Argjentinës dhe Uruguait kishte bërë 6 goditje në total dhe kishte bërë 6 gola.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb