Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjic, ka kundërshtuar idenë e ndarjes së Kosovës duke thënë se nëse do të realizohej diçka e tillë të gjithë do të ishin humbës.

“Nëse ka një zgjidhje për statusin e Kosovës, sigurisht se ajo nuk është ndarja. Të gjithë e dimë se shumica e serbëve nuk jetojnë në veri të Kosovës, por në pjesën jugore të Kosovës, e cila është kryesisht e banuar nga shqiptarët. Atje janë edhe faltoret më të rëndësishme ortodokse serbe. Kisha serbe kundërshtoi vazhdimisht ndryshimin e kufijve të pranuar ndërkombëtarisht të Serbisë”, tha Janjic.

Sipas tij, ndarja e Kosovës do të hapte kutinë e Pandorës dhe do të nxiste një efekt domino në të gjithë Ballkanin, me pasoja të tmerrshme për të gjithë. “Në vend të lojës me jetën e dhjetëra mijëra njerëzve të pafajshëm, zgjidhja për problemet aktuale në Kosovë duhet të kërkohet në dialog dhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare, të inkurajohet bashkëpunimi, pajtimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe trashëgimisë”

“Në skenarin e ndarjes të gjithë do të humbasin, kurse përfitimet do të ishin të mjerueshme”, tha Janjic.

Edhe gazetari serb, ish-drejtori i Radio Beogradit, Milivoje Mihajlovic, e quan të pakuptimtë dhe të rrezikshëm propozimi për ndarjen e Kosovës. Ai thotë se kjo është një rrezik, që do mund të çojë në luftëra të reja, shkruan tg.

“Ndarja e Kosovës nuk është një rrugë e mirë, është e pakuptimtë”, thotë Mihajloviqc duke shtuar se ky ishte modeli i dy Gjermanive.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb