Historia dhe kultura e vendit tonë po zgjon interes të madh çdo herë e më shumë të turistëve të huaj por dhe të personaliteteve botërore për të parë nga afër e për të mësuar më shumë rreth Shqipërisë.

Muzeu Historik Kombëtar pati kënaqësinë të priste sot në ambientet e tij Princeshën e Tajlandës, Maja Çakri Sirindon.

Princesha e Tajlandës dhe stafi i saj, të shoqëruar nga Drejtori i Muzeut Kombëtar, Dorian Koçi, u njohën me historinë e popullit shqiptar duke u nisur nga pavijoni i antikitetit deri në periudhën e regjimit komunist.

Princesha e Tajlandës pati një kënaqësi të vërtetë dhe u impresionua shumë nga Muzeu Historik Kombëtar, duke treguar një interes të veçantë në historinë e vendit tonë.

Princesha u shpreh entuziaste për vizitën e saj në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar dhe shprehu vlerësimin e saj për historinë e popullit shqiptar që nga kohët më të lashta e deri më sot.

Gjithashtu falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe premtoi se do të kthehet përsëri në muze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb