DANIMARKE-E vështirë ta njohësh ashtu siç është shfaqur në këto foto. Me kapuç leshi në kokë, çizme, xhup dhe shall, duke mbuluar fytyrën.
Princesha Mary e Danimarkës, 44 vjeç, është fotografuar në ditët e kaluara teksa shoqëronte në shkollë dy binjakët e saj, të lindur nga martesa me Federico, princin trashëgimtar të Danimarkës.
Asnjë eskortë shoqëruese, asnjë makinë, asnjë dado me të. Nëna e fëmijëve, që është me origjinë nga Australia, ka transportuar të vegjlit Vincent dhe Josephine, 5 vjec, në një mëngjes të mbuluar nga bora në Copenhagen, me një biçikletë.
Ai që ndjek princeshën është bashkëshorti Federico dhe qeni Ziggy. Gjithmonë Mary është vlerësuar shumë edhe nga shtypi ndërkombëtar për shpirtin e saj sportiv.
Që kur ishte e vogël ajo luante hockey, basketboll dhe për stilin e saj ajo ngjason shumë edhe me Kate të Anglisë.
Nuk është hera e parë që Mary shoqëron binjakët në shkollë me biçikletë dhe për danezët nuk është e cuditshme ta shohin të lerë pallatin për të shëtitur me biçikletë, por ta shihnin ne mes të dëborës kjo ishte dicka e rrallë. Një mësim që duhet ndjekur edhe nga të gjitha nënat, princesha ose jo.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: