SERBI– Princi Charles i Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëshortja e tij, dukesha nga Cornwell kanë arritur në Beograd.

Princin Charles dhe bashkëshorten e tij në aeroportin “Nikolla Teslla” e ka pritur kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, raporton B92.

Përveç Vuçiqit në aeroport për ta pritur princin kanë dalë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviç dhe ambasadori i Britanisë në Serbi, Denis Kif.

Princi Charles dhe dukesha e tij janë pritur me bukë dhe kripë, ndërsa në tepihun e kuq kanë dalë edhe fëmijë me veshje tradicionale serbe.

Përveç kryeministrit Vuçiç, princin nga Britania do ta pres edhe kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliç dhe bashkëshortja e tij.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: