PRISHTINË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell tha se vizita e Princit të Uellsit , është shenjë partneriteti dhe është e rëndësishme për Kosovën, pasi mbart porosinë e pajtimit mes popujve dhe feve përmes dialogut.

Ai tha se Princi është i interesuar për imazhin e Kosovës dhe ndryshimin që ka pësuar pas 17 vjetëve.
Por sipas ambasadorit, princi ka vëmendje të veçantë për trashëgiminë kulturore dhe që nesër ai do të vizitojë Prizrenin.

Po ashtu, sipas tij, porosia e ardhjes së tij është pajtimi mes popujve dhe feve përmes dialogut. “Tema e vizitës është pajtimi mes popujve dhe feve, si dhe fuqizimi i pozitës së qytetarëve dhe të rinjve”, tha O’Connell./k.press
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: