I ëmbël, i edukuar dhe i qeshur dhe padiskutim personazhi më simpatik në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për princi George.

George di të jetë gjithashtu një fëmijë rebel, këtë e tregoi kur refuzoi të takonte kryeministrin kanadez Trudeau, gjatë vizitës së çiftit mbretëror në Kanada. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është përse princi George në çdo dalje është i veshur me pantallona të shkurtra.

Sipas një eksperti të familjes mbretërore, veshja e djemve të vegjël me pantallona të shkurtra është një shenjë klasi anglez. Edhe pse kohërat ndryshojnë, pantallonat e gjata për të vegjlit janë shenjë e shtresës së mesme.

Në familjen mbretërore britanike, një djalosh mund të fillojë të veshë pantallona të gjata pasi të mbushë 8 vjeç. Ja pra pse princi George është i detyruar të mbajë edhe për disa vite pantallona të shkurtra.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: