Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Prishi marrëdhëniet me tifozët e West Ham, Payet ‘korrigjon’ gabimin me gjestin e madh ndaj fansit të vogël

payet

Dimitri Payet i dëmtoi marrëdhëniet me tifozët e West Ham kur vendosi të largohej drejt Marseille-s rreth një vit më parë, por me sa duket jo çdo mbështetës i klubit anglez është i zemëruar me të.

Tifozi i vogël Lucas Campbell ka mbetur një fans i madh i francezit dhe si rrjedhojë edhe i Marseille-s. Por ky afeksion i tij është shpërblyer nga futbollisti i cili i ka bërë atij një surprizë shumë të madhe.

Gjithçka nisi me një status të babait të Campbell në “Twiter”. Ai postoi një foto të djalit në stadiumin “Velodrome” të Marseille-s ku shkruante: “Edhe pse u largua nga West Ham, ai mbetet lojtari i preferuar i tim biri,”-duke iu referuar Payet.

Ekipi i Marseille e evidentoi këtë status dhe komunikoi me mesazhe në “Twitter” me babain e tifozit të vogël. Më pas situatën e mori në dorë vetë Dimitri Payet.

Ditën e ditëlindjes, ish-futbollisti i West Ham, e surprizoi djaloshin duke e uruar me anë të një video-mesazhi. Jo vetëm kaq por ai e ftoi të ishte prezent në një ndeshje të Marseille-s.

Campbell u bë dëshmitar i një supersfide ndaj Metz që përfundoi me shifrat 6-3 në favor të Marseille-s, por jo vetëm kaq. Atij iu lejua të futej në dhomat e zhveshjes për të takuar idhullin e tij. Patjetër që udhëtimi nuk mund të quhej i kompletuar nëse nuk do të merrte edhe një bluzë të Payet të nënshkruar nga vetë futbollisti.
f94f3df15a823a5fd5423d49c7e89ef0
Së fundmi babi i djalit sërish me një postim në rrjetet sociale ka treguar dhomën e gjumit të djalit të tij ku bien në sy postera të shumtë të futbollistit dhe së fundmi bluza e tij.

(e.k/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.