TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me tubimin e sotëm që mbajtën banorë të Shkozës, pasi 153 familjeve u rrezikohet banesat nga projekti i rehabilitimit të lumit të Lanës.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Basha, theksoi se nxjerrja në rrugë e këtyre familjeve me të rënë të lapsit i kalon kufijtë e mashtrimit. Ai e cilësoi këtë vendim një krim ndaj banorëve, ndërsa i bëri thirrje Ramës që t’i shpronësojë familjet e prekura.

MESAZHI I BASHËS
Nxjerrja ne rruge e 150 familjeve ne Shkoze, me nje te rene te lapsit, i kalon kufinjte e mashtrimit, dhe eshte nje krim i vertete. Ne fushate ishte Edi Rama qe permes mashes se tij ne Bashki, u premtoi shpronesim sipas tregut. Pasi ju mori voten ju thote do ju jap bonus strehimi. Por pertej mashtrimit tipik te Edi Rames, kemi te bejme me nje krim, se krim eshte te permbysesh jeten e 150 familjeve, burrave e grave, femijeve e te miturve, te moshuarve. Ka vetem nje menyre per te zbutur kete drame, shpronesim sipas vleres se tregut. Ne do ta kerkojme me ngulm kete.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: