TIRANË- Ndërsa në Shkozë ka nisur shembja e banesave për të lejuar zbatimin e projektit për zgjerimin e rrugës, dhe nuk lejohen banorët të prekin perimetrin e sigurisë që ruhet nga policicë të armatosur e të veshur me antiplumb, reagon ashpër edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai thotë se atje qindra “banditë” me uniformë kanë rrethuar banorët.

STATUSI I PLOTE
Stop terrorit shteteror ne Shkoze!

Shtetrrethim ne Shkoze. Qindra police e bandite me uniforme kane rrethuar Shkozen dhe banoret e saj, qe po mbrojne shtepite e tyre nga arbitrariteti dhe dhuna shteterore. Policia ka bllokuar linjat e autobuzave.

U bej thirrje mediave te mos bllokojne lajmet por te qendrojne ne anen e viktimave! sb

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: