TIRANË-Analisti Dritan Hila ka reaguar mbi deklaratën e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj se do të prishë restorantin tek stadiumi ‘Selman Stërmasi’ në pronësi të Xhoana Nanos, bashkëshortes së ish-kryeministrit Fatos Nano.

Madje, Hila thotë se restoranti është ndërtuar kur kryeministër ishte Sali Berisha dhe kryebashkiak Edi Rama, ndaj ky vendim kërkon më tepër transparencë.

“Pasi lexova deklaratën e Velisë që do të prishi restorantin e Fatos Nanos tek stadiumi “Selman Stermasi”, mu kujtua Lucio Kornelio Sila. Ishte Konsull Romak. Dha dorëheqjen nga gjithë funksionet dhe u tërhoq në jetën private, kur ishte ende në kulmin e fuqisë. Pas aktit, rrugës për të shkuar në banesën e tij, një qytetar e shau. Reformatori që kishte ringjallur edhe një herë madhështinë e Romës, ushtaraku i cili kishte në dorë të çonte në këmbë legjeone të tëra besnike të tij që rrinin në dyert e qytetit, u mjaftua me një thenie ironike që ja shprehu mikut që kishte në krah dhe që mbeti në histori: ” Idioti. Pas kësaj nuk do të ketë pushtetar në botë të japë dorëheqjen”.

Nuk e di a ka lexuar Nano për Silen dhe a e njeh kapiteni i Erjon Velisë dhe Erioni vetë konceptin e mirenjohjes, pasi pa sponsorizimin e Nanos dhe dorëheqjen e tij, do të ishin ende rrugëve të botës. Por në një hale urbanistike që është Komuna e Parisit ku edhe trotuari është koncept inegzistent, ky makiazh do të ishte gjëja e fundit që ka nevojë Njësia 5.

Epitafi që Sila e zgjodhi për veten e tij thoshte: “Nuk kam mik që më ka sherbyer, nuk kam armik që më ka ofenduar, të cilin nuk ja kam kthyer reston plotësisht”. Por kjo me kujton më shumë Berishën.
P.s. Lidhur me lejen e lokalit, duhet më shumë transparencë, pasi deklarata e Veliajt ishte evazive. Lokali është bërë kur kryeministër ishte Berisha dhe bashkiak Rama. Ka diçka që nuk shkon.”

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb