Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Prishja e shtëpisë së Prek Calit, reagon Tom Doshi: Akt barbar! Jap fjalën se…

Tom Doshi

TIRANË- Deputeti i qarkut të Shkodrës Tom Doshi ka reaguar ashpër ndaj prishjes së shtëpisë së figurës së njohur antikomuniste kombëtare, Prek Calit, i cili është edhe i afërm i deputetit.

Doshi e quan një akt barbar dhe shprehje të urrejtjes ndaj ndaj qëndrestarëve antikomunista si Prek Cali. Ai iu kërkon falje komunitetit shqiptar të Amerikës që kontribuan financiarisht për punimet që ishin bërë deri dje.

Doshi premton se do ta ngrejë atë kullë ashtu siç ka qenë në krye të vitit të ‘Skendërbeut’.

“Siç jeni informu nga media, janë prish punimet që kishin fillu për rindërtimin e shpisë së Prek Calit në Vermosh…Në veçanti më vjen keq për mundin e komunitetit shqiptar të Amerikës që kontribun financiarisht për punimet që ishin ba deri dje dhe i kerkoj falje në emën të tan shqiptarëve.
Pikërisht, ata që do të duhej ta kishin mbrojtë shtëpinë e prijësit dhe të mbrojtësit të tokave shqiptare, heroit Prek Cali, e rrafshuen edhe atë që kishte mbetë në kambë.
Ky akt barbar turpnon ata që i kanë marrë votat malsorëve dhe tregon se urrejtja ndaj qëndrestarëve antikomunista si Prek Cali nuk ka fund.
Un i premtoj mbështetësve dhe bashkëqytetarëve te mij, se shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet ashtu siç ka kene dikur, kurrkush nuk mund ta mposhtë kujtimin e atij burri të kombit. Un vetë si kushri i tij, si deputet dhe si qytetar, ju jap fjalën që shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet trekatëshe për Vitin e Skënderbeut. Me respekt, Tom Doshi”, shkruan deputeti.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 2 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.