KOSOVË- Një pjesë e të arrestuarve nga protesta e së martës në Prishtinë kanë filluar të lirohen. Lajmi është bëri i ditur nga Frashër Krasniqi i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Me gjithë dhunën e shfrenuar të policisë nëpër stacione, aktivistët dhe qytetarët e sapo liruar mezi po e presin të mërkurën. Nuk ka dhunë që na ndalë”, ka deklaruar Krasniqi.

Gjatë protestës së dhunshme të së martës, janë arrestuar qindra protestues dhe janë lënduar disa policë.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb