Gazetarë të shumtë italian të shtunën pasdite kanë ‘pushtuar’ aeroportin e Linates në Milano pasi një lajm u kishte sugjeruar se një futbollist i rëndësishëm do të vinte me avion privat nga Ibiza.

Thashethemi u përhap ditën e premte dhe duke marrë shkas se më 7 korrik ishte raportuar se mund të zyrtarizohej Cristiano Ronaldo te Juventus të gjithë ishin në pritje të portugezit, por në fund ka rezultuar alarm fals pasi nga udhëtimi me avion privat në Ibiza mbërriti një tjetër futbollist, Fabio Borini i Milanit.

Në fakt, e gjitha kjo mund të shmangej, nëse do të kërkoje diçka më shumë në internet e të mësoje se Cristiano Ronaldo po i kalon pushimet në Greqi, pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori i Rusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb