Është ndarë nga jeta sot në orët e mbrëmjes konsulli i Kosovës ne Mal të Zi, Xhafer Ahmeti. Ahmeti mësohet të ketë pasur probleme shëndetësore me mushkëri. Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai shkruan në “Facebook” për vdekjen e Ahmetit duke vlerësuar kontributin e tij si zyrtar i Kosovës për një kohë të gjatë.

“Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh mësova lajmin e keq për vdekjen e tashmë të ndjerit, Xhafer Ahmeti, diplomatit të Kosovës në Mal të Zi dhe për shumë vjet Drejtor i Protokollit të Shtetit. Kontributi i tij në MPJ, si njëri nga diplomatët e parë pas pavarësisë do të mbahet mend gjatë. Ngushllime familjarëve, kolegëve dhe miqve të Xhaferit!”, shkruan Pacolli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb