Në dhjetorin e 2016-ës, Milan fitonte Superkupën e Italisë kundër Juventus. Një vit më pas, “San Siro” ka vërshëllyer ekipin pas humbjes së radhës të pësuar në kampionat. Gjërat kanë ndryshuar në harkun e 12 muajve dhe nuk përjashtohen ndryshime të tjera në muajt e atrdhshëm. Përveç situatës së vështirë në të cilën ndodhet skuadra e Gennaro Gattuso-s, Yonghong Li dhe drejtuesit e tjerë të klubit duhet të përballen me afatin e skadencës. Në fakt, më tetor 2018 është afati i fundit për pronarët e rinj të kuqezinjve që t’i kthejnë Fondit Elliot borxhin prej 300 milionë eurosh.

Administratori i deleguar i Milan, Fassone, akoma në kërkim të një fondi të ri për të mbyllur borxhin me Elliott, ka qenë i qartë në një intervistë të dhënë kohët e fundit: “Në rastin më të keq, tetorin e ardhshëm pronari i Milan-it do të jetë Fondi Elliott. Duhet të jemi të qetë sepse Elliott është një nga fondet më të mëdha në botë dhe mund të vendosë ta mbajë klubin ose ta shesë atë”, raporton telesport.
MBZZ4849-Copy-1
Akoma nuk është e qartë se çfarë ka ndërmend të bëjë me klubin milanez fondi amerikan, por gjëja më e arsyeshme duket se është shitja e skuadrës. Sipas “La Repubblica”, diçka ka filluar të lëvizë që tani dhe disa grupe të ndryshëm duket se janë interesuar për blerjen e ekipit. Një nga këto grupe është edhe ai që kryesohet nga menaxheri portugez Jorge Mendes, i cili ka qenë në kontake me Fassone dhe Mirabelli verën e kaluar, për shkak të transferimit të Andre Silva në Milano.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: