ANKARA– Një gjykatë e Stambollit nisi sot procesin gjyqësor ndaj disa gazetarëve turq të akuzuar si bashkëfajtorë në puçin e dështuar të korrik 2016, një aferë që rrit shqetësimin e mbrojtësve të lirisë së medias, bëhet e ditur nga media.

Në total 17 persona, përfshirë disa gazetarë në mesin e tyre vëllezërit Ahmet dhe Mehmet Altan dhe gazetares Nazli Ilicak, rrezikojnë burgim të përjetshëm. Ata akuzohen për përpjekje të përmbysjes së qeverisë dhe rendit kushtetues.

Është hera e parë që në një proces të tillë radhiten edhe gazetarë në kuadër të proceseve gjyqësore të ndërmarra pas grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik, që presidenti Recep Tayyip Erdogan akuzon predikuesin Fethullah Gülen, si orkestrues të puçit, në mërgim në SHBA. Ky i fundit përgënjestron çdo përfshirje të mundshme.

Ilicak, gazetarja dhe shkrimtarja që ka punuar deri në 2013 për të përditshmen e madhe proqeveritaren “Sabah” ishte i pari personalitet në radhët e para të mediave, e arrestuar pas grushtit të dështuar të shtetit. Ajo ndodhet në paraburgim që prej fundit të korrikut.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: