Një prej producentëve më të mëdhenj të filmave në Hollywood, Harvey Weinstein, akuzohet për përdhunim. Skandali u zbulua pasi shumë femra deklaruan se ai i kishte ngacmuar seksualisht dhe përdhunuar.

“Jam shumë e mërzitur për të gjitha ato femra që kanë vuajtur këtë dhimbje të jashtëzakonshme për shkak të këtyre sjelljeve të pafalshme të burrit tim ndaj kam vendosur që të ndahem,”-ka thënë gruaja e Harceyt për revistën People.

Në të njëjtën kohë që aktorja dhe stilistja bëri deklaratën, Weinstein u largua me avion privat drejt Evropës. Sipas TMZ ai do të bëjë atje terapi për varësinë ndaj seksit. Ndër aktoret që e kanë akuzuar janë Gwyneth Paltrow, Angelina
Jolie etj.

Chapman dhe Weinstein u takuan në vitin 2003 dhe më pas kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë në 2007. Ata kanë dy fëmijë së bashku India Pearl, 7 vjeç and Dashiell Max Robert, 4 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: